Perberesit per 4 persona:
- Qiqra 300 gr
- Qepe 1 koker
- Patate 2 kokra mesatare
- Karota 3 cp mesatare
- Spec i kuq 1 cp
- Salce domate 3 luge gjelle
- Hurdhra 2 thelpinj
- Leng pule ose uje
- Vaj
- kripe
- majdanoz
- Xhinxher
I lajme qiqrat dhe i leme ne nje ene me uje te bollshem dhe pak sode per te pakten 12 ore, (i vendosim ne mbremje deri ne mengjes) Pasi kane qendruar dhe jane zbutur i shpelajme mire per ti gatuar,
Nderkohe grijme qepen imet dhe e vendosim ne zjarr per t'u kaurdisur, pasi edhte zbutur pak shtojme hurdhrat e grira, specin e kuq e grire, patatet dhe karrotat e prera ne kubik dhe i kaurdisim te gjitha se bashku per pak min, shtojme salcen e domates kripen xhinxherin dhe ne fund bizelet dhe i perziejme mire se bashku, shtojme lengun e pules ose uje 2 -3 gisht mbi bizele dhe i leme te ziejne ne zjarr mesatar per rreth 50 min,
Ne fund i shtojme majdanozin e grirre dhe i servirim te ngrohta,
Ju befte mire!
Comments
Post a Comment