Perberesit per 4 persona:
Tava me patate
Brinje derri 1 kg
Patate 5 kokra mesatare
hurdher 2 thelpinj
vaj ulliri 4 luge
vere e bardhe
gjethe dafine,
Kripe, piper
hedhim vajin nje nje tikan dhe e vendosim ne zjarr,shtojme nje thelp hurdher gjethen e dafines, kalojme brinjet e derrit te kaurdisen per pak min, i shtojme kripen dhe ne fund e shuajme me vere. Nderkohe qerojme patatet dhe i presim ne feta dhe i shtrojme ne tave, i hedhim siper brinjet e derrit e mbulojme me leter alumin dhe e fusim te piqet ne fure ne temp 200' per rreth 45 min.
Per salcen me speca te kuq nevojiten:
Domate 4 kokra
speca te kuq 2 cp
hurdhra 3 thelpinj
borzilok i fresket
kripe,piper
Pasi i kemi lare I presim domatet ne dy pjese dhe i shtrojme ne tave me pjesen e prere nga siper, presim specat ne feta rrethore me gjerresi rreth nje cm, dhe i hedhin ne tave tek domatet, i marinojme me hurdhrat eprera holle, kripe,piper borzilok dhe i fusim ne furre 200' per 15min, me pas i nxjerim i mbulojme me leter alumini dhe i rifusim ne furre edhe per 30 min, me pas i nxjerim i frulojme ne nje ene te thelle dhe i vendosim te zjejne ne zjarr te avashte edhe per 15 min, do te perfitojme nje salce kremoze shume te shijshme qe mund ta perdorim si shoqeruese per shume pjata te ndryshme. Ju befte mire ☕
Comments
Post a Comment