Perberesit per 4 persona:
- Peshk qefull 800 gr
- Qepe 2 kokra mesatare
- Selino 1 dege
- Karrota 3 cp
- Hurdhra 4-5 thelpinj
- Presh 2 cp pjesa e trashe
- Kripe, piper,
- Vaj ulliri 4-5 luge
- Limon
- Salce domate 2-3 luge gjelle
- 2 kokra domate
Pasi e kemi pastruar dhe lare peshkun e presim ne 2 ose 3 pjese ne varesi te madhesisie se peshkut. Ne nje tenxhere hedhim vajin, nje thelp hurdher dhe vendosim peshkun te kaurdiset per pak sek. nga te dyja anet dhe e vendosim ne tave. Ne te njejtin vaj hedhim qepen e grire ne kubik te kaurdiset, pasi eshte zbutur, shtojme selinone, karotat e prera ne kubik dhe i lem dhe pak min, me von shtojme preshin e prere ne gjeresi rreth nje cm copa, shtojme majdanozin hurdhrat e prera holle, salcen e domates, domatet e prera ne kubike, kripen, i hedhim siper nje got leng perimesh dhe e lem ne zjarr per pak min. E shtojme gjellen ne taven e peshkur dhe e fusim ne fure te piqet ne 180' per 20 min.
Ju befte mire
Comments
Post a Comment