Farat chia plus tershere jane kombinimi me i mire per mengjes


Farat chia plus tershere jane kombinimi me i mire per mengjes.
Te dy keta perberes jane shume te shendetshem dhe ju japin energji per gjate gjithe dites.

Perfitimet shendetesote: 

Tershera eshte nje bime barishtore.Kjo bime permban substanca te vlefshme qe jane me rendesi te madhe per trupin tone. Ajo permban jod, klor, fosfor, magnez, kalium, mangan, zink, baker, biotin dhe shume vitamina. Tershera duhet te perdoret ne dieten tone te perditshme duke qene se ajodo te ruaje shendetin e trupit dhe do te forcoje mekanizmat e tij mbrojtes. Tershera eshte rregulluesi i sheqerit ne gjak, zvogelon kolesterolin e keq dhe forcon dhembet dhe kockat.

Farat chia jane te pasura me acide yndyrore omega 3 dhe omega 6, gjithashtu permban me shume kalcium se produktet e qumeshtit. Permireson shendetin kardiovaskular, ul kolesterolin dhe ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore. Keto fara kane veti rigjeneruese kjo e ben ate shume te dobishme per njerezit qe vuajne nga artriti.

PËRBËRËSIT
¼ filxhan tërshërë
1 luge chia fara
⅔ filxhan qumësht i zgjedhjes suaj
1 luge arra kokosi e grire
1 lugë mjaltë të papërpunuar
¼ luge kanellë
½ banane, i pjekur (opsional)

Pregatitjen e nisim ne darke ku i perziejme te gjithe perberesit pervec bananes dhe i hedhim ne nje kavanos dhe e lem te qendroje ne frigorifer deri ne mengjes, para se ta konsumojme i shtojme dhe bananen e copezuar.
Ju befte mire !

Comments