Linguini me fruta deti

Perberesit: 

  • 500 gr makarona Linguine
  • 100 gr karkaleca
  • 100 gr kallamare
  • 100 gr sepje 
  • 200 gr domate
  • 1 qepe e vogel 
  • 1 tufe borzilok 
  • 2 thelpinj hurdher 
  • 50 ml vaj ulliri 
  • kripe ,piper 
Pastrojme frutat e detit, presim sepjen dhe kallamarin ne forme unaze te trasha , ndersa karkalecat i pastojme nga levozhga duke ua ruajtur koken, presim ne kube domatet dhe qepen, ndersa hurdhren dhe borzilokun i presim holle.
Ne nje tenxhere vendosim makaronat te zjejne dhe ne nje tenxhere tjeter pergatisim salcen,
Ne tenxheren e salces hedhim vajin e ullirit qepen e grire dhe hurdhrat dhe i skuqim per pak sekonda,
Me pas hedhin ne te salcen e domates borzilokun e grire, frutat e detit te pastruara dhe te prera , kripen piperin dhe e leme salcen te zieje per 5-7 min,
Ne kete kohe dhe makaronat jane gati i kullojme dhe ua shtojme salces,
Ne fund mund ti shtojme djathin kackavall dhe pjata eshte gati, 

Ju befte mire ,

Comments