Mish qingji me patate furre

Perberesit per 4 persona,

Mish qingji (shpatull_ 1,5 kg
Patate e kuqe 1 kg 
Vaj Luledielli
kripe
Rigon

 

Pregatitja 
Mishin e qingjit kur e blejme nuk e ndajme ne pjese por vetem goditet kockat dhe lihet bashke pasi kur piqet se bashku behet me i bute dhe kur eshte i pjekur eshte shume e thjeshte per tu prere. 
Pasie e kemi lare e leme ti kulloje uji dhe e marinojme me gripe dhe vaj misri ose luledielli e vendosim ne tave te sperkatur me vaj dhe e mbulojme me leter alumini dhe e fusim ne furre te paranxehur ne 220' dhe pas 10 min e ulim ne 200gr per 60 min, pas kesaj kohe e kthejme nga ana tjeter mishin nderkohe shtojme edhe patatet e pastruara dhe te prera ne tave emarinojme me kripe dhe rrigon ose cdo erez tjeter sipas deshires e mbulojme me letren e aluminit dhe e lem edhe 30 min,
Ne fund e heqim letren dhe e lem te mari pak ngjyre te arte  dhe tava eshte gati,  Serviret e ngrohte,

Ju befte mire,


Comments