Qofte me thjerreza




Perberesit: 

1 gotë me thjerreza
1 qep mesatare 
2 karrota
2 patate 
1 thelpi hudhër
1 vezë
1 tufe koper 
1 tufe majdanozë
2-3 luge galet 
kripë dhe piper i zi
4 luge vaj ulliri

- Fillimisht vendosim thjerrezat te ziejne per rreth 25 min, pasi jane zbutur i kullojme dhe i lem te ftohen. pasi jane ftohur pak i kalojme ne mikser per tu bluar dhe te krijojne mase brumi, 
- Lajme mire patatet dhe i vendosim te ziejne per rreth 15 min, pasi kane zjere i qerojme dhe i shtypim per te formuar nje mase brumi, 
- Ne nje tigan hedhum vajin dhe e vendosim ne zjarr te nxehet, me pas hedhim qepet e grira imet ne kubike, pasi jane zbutur shtojme karrotat e grira ne kubike hurdhren e grire holle dhe e kaurdisim per pak min, 
- I perziejme te gjithe perberesit e mesiper se bashku, brumin e thjerrezave, purene e patateve dhe qepen me karoten e kaurdisur, shtojme aty dhe erezat e grira, vajin, vezen  e rahur, dhe galeten dhe e merziejme mire brumin qe te perzien mire perberesit, 
Me masen e brumit krijojme qofte rrethore dhe i vendosim ne tave me leter kuzhine 

- I fusim te piqen ne furre te paranxehur per  rreth 35 min ne temp 210'

Ju befte mire! 

Comments