Sallate me rukola, panxhar dhe djath te bardhe dhe perfitimet shendetesore,





Sallata e rukoles duhet të jetë një nga ushqimet në krye të listës tuaj për shkak të vlerave ushqyese. Rukola është një perime që stimulon imunitetin dhe përmban  nje  numer te vogël të kalorive.
Si një ushqim antioksidant i lartë, rukola mund të ndihmojë në përmirësimin e pothuajse çdo sistemi në trup dhe të jetë pjesë e një diete shëruese që shërben si një trajtim natyror për shume semundje. Është gjithashtu e dobishme për përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe zvogëlimin e inflamacionit

Rukola eshte nje burim shume i mire i ...
Vitamines K - ndihmon per kocka dhe zemer te shendetshme
Vitamina A -ndihmon ne perqendrim dhe lekure te shendetshme
Folate - se pari ndihmon trupin të  prodhoj qeliza të reja
Beta Karoten - Ndihmon ne shendetin e syve,
Isotiocianat - komponenet kimik i cili ka veti anti-kancerogjene dhe anti-inflamatore

10 Përfitimet Shëndetësore 
1. Lufton tumoret
2. Mbron Shëndetin e syve
3. Përmirëson Shëndetin e Zemrës
4. Ndihmon në mbajtjen e kockave të forta
5. Ndihmon në Humbje  ne Peshe
6. Përmirëson tretjen
7. Ndihmon parandalimin e diabetit
8. Redukton inflamimin e lëkurës dhe infeksionet
9. Furnizon me  Vitamina dhe Minerale te Rëndësishme
10. Mund të veprojë si një afrodiziak natyral

SALLATE ME RUKOLA 

2 panxhar të mesëm, i gatuar (i pjekur * ose i zier **)
2 grushta  të freskëta rukola
 djathë i bardhe (preferohet djath dhie)
ara te thermuara
3 luge vaj ulliri
1/2 lëng limoni
1 lugë gjelle mjaltë
 kripë
piper

* Për panxhar te pjekur, pastroni panxharet, lyejini me pak vaj ulliri, mbeshtilleni me leter alumini dhe derdhni në furrë 200' për 1-2 orë,

** Për të zjere panxharin, pastroni mire, vendosni në tenxhere të voglel, mbulojeni me ujë,  dhe lereni te zjeje për 45 minuta deri sa te mund te futet piruni.

Pregatitja
Ndani panxharët e zjere ne kubik
Përzieni së bashku përbërësit e sallatës.
Perzieni të gjithë përbërësit për salcë (vaj ulliri, leng limoni, mjaltin, pak kripe, piperin ) në një tas të veçantë dhe sallatë hidhjani sallates.

Ju befte mire !

Comments