Tarte me veze dhe perime!


Perberesit:
Per peten:
2 gota  miell
½ lugë çaji kripë
4 lugë gjelle gjalp
5 lugë ujë të ftohtë
1 te verdhe veze
1 luge uthull
Mbushja:
1Tufa spinaq të freskët
1 kungull jeshill
1 karrote
1 filxhan me domate qershi ose 1 tul te nje domate
1 filxhan çaj djath kackavall
5 vezë të mëdha
2 gota krem beshamel
1 lugë çaji kripë
½ lugë çaji piper i zi


  1. Në një tas të madh, hedhim së bashku miellin ,kripën.gjalpin , vezen  dhe e punojme me dore derisa gjalpi te thermohet dhe bashkohet me miellin, Shtojme ujë të ftohtë me akull dhe uthullen dhe e perziejme derisa brumi të pregatitet ne menyre homogjene dhe kompakte,   E mbulojme me nje pecete  dhe vendosni në frigorifer për të paktën 30 minuta.
  2. Ndërkohë, përgatitni mbushjen. se pari kremin beshamell ,  nje luge gjalp dhe 1 luge vaj ulliri i hedhim ne nje tenchere, shtohjme 2 luge miell dhe e kaurdisim pak e heqim per pak nga zjarri dhe shtojme qumeshtin pak kripe dhe e perziejme anash derisa te tretet pak dhe e vendsim ne zjarr duke e perzier derisa te marre vale dhe te trashet kremi, i shtojme gjysmen e mases se kackavallit,
  3. Prisni kungulleshken  ne kubik . Ndani domatet qershi. grijme spinaqin pasi eshte lare,thermojme djathin kackavall ne rende. dhe vendosim këto përbërës mënjanë.
  4. Në një tas të madh, perziejme te gjithe perberesit së bashku me  vezët, 
  5. nxjerrim brumin nga frigoriferi dhe e hapim ne 3 gisht me te madh se perimetri i tepsisie qe te mbulohen dhe pjeset anesore,  
  6. .Ngroheni furrën në 180 '  shtrojme peten ne tave dhe i japim forme me gishta 
  7. i hedhim siper mbushjen , siper e sperkasim me djathin kackavall dhe e vendosim te piqet per rreth 25 min
  8. Pasi eshte pjekur e nxjerim nga furra dhe e leme te ftohet disi, eshte nje recete shume e shijshme qe do ta pelqeni te gjithe,
Ju befte mire! 

Comments