Perberesit :
- Thjerreza te kuqe 1 gote
- Patate te kuqe - 1 koker mesatare
- Karrota /- 3 cp mesatare
- Qepe e kuqe - 1 koker mesatare
- pulpi i 1 domate
- Kripe
- Piper i kuq
- 1 gjethe dafine
- Hurdhra -2,3 thelpinj
- Vaj ulliri 4 luge gjelle
Pregatitja,
Hedhim vajin ne nje tenxhere dhe e vendosim ne zjarr, qerojme qepen dhe e grijme imet, e vendosim te kaurdiset per pak sek, Shtojme pataten dhe karrotat e qeruara dhe prera ne kubike,
Pasi jane kaurdisur pak shtojme thjerezat pulpin e domates e cila eshte qeruar nga lekura, erezat, kripen hurdhrat dhe i perziejme mire bashke qe te harmonizohet shija,
Shtojme ujin e nxehte dy gisht mbi perberesit dhe e leme te zjeje per rreth 25 min ne temp mesatere,
Konsumohet e ngrohte e shoqeruar me limon,dhe majdanoz te fresket.
Ju befte mire!
Comments
Post a Comment