Pace Koke

Perberesit


  • 1koke qingji  
  • 3 luge miell
  • 2 luge gjalp 
  • 2 luge vaj 
  • 2 luge salce domate
  • uje 1.5 litra
  • 1 koker hurdher 
  • 1 e verdhe veze
  • 1 limon 
  • 2 luge uthull molle 
  • kripe piper 


Pasi e kemi pastruar mire e lem ne uje per rreth nje ore ti dali gjaku, me pas e vendosim ne nje tenxhere te ziej me uje,rreth 1.5 kg kripe pak vaj dhe 2 -3 thelpinj hurdher . Pasi te zjeje e heqim  nga uji dhe e vendosim ne nje ene te ftohet dhe me pas e pastrojme dhe vecojme mishin nga pjesa tjeter. Duhet te kemi parasysh qe pjeses se gjuhes i hiqet, eleminohet  cipa e cila pas zjerjes mund te vecohet dhume lehte. Pasi e kemi pastruar e grijme mishin e kokes ne copa te vogla.
Gjithashtu lengun qe kemi zjere koken e kullojme dhe e hedhim ne tenxhere per tu perdorur per pacen.
Ne nje tikan hedhim gjalpin, vajin miellin dhe  e vendosim te kaurdiset per pak min, me pas shtojme salcen e domates dhe pak kripe , Pasi eshte kaurdisur e heqim nga zjarri dhe i shtojme ngadale nga pak nga lengu i kokes duke e trazuar qe te mos krijoje kokeriza, pasi eshte bere masa homogjene e hedhin ne tenxhere se bashku me lengun duke e trazuar mire dhe e vendosim te zjej per pak min, kur te marre vale shtojme edhe mishin e kokes.
Nderkohe marrim nje te verdhe veze , lengun e je limoni dhe i perziejme mire se bashku, Qe veza te mos pritet i shtojme ngadale nga pak me nje luge gjelle nga lengu i paces duke e trazuar  ne enen ku kemi rrahur vesen dhe pas 4-5 lugeve te perziera mire e shtojme vezen te pacja ne momentin e fundit kur e kemi fikur soben , e heqim pacen nga zjarri dhe e lem per pak min me kapak te mbyllur te lidhet me vezen.
Ne kete moment pregatisim garniture duke grire holle 5-6 thelpinj hurdhre ose me teper sipas deshires, shtojem 2 luge uthull molle, pak vaj ulliri majdaoz, piper i perziejme mire se bashku e e shtojme ne pjate kur te servirim pacen,
Pace eshte gati ...
Ju befte mire !


Comments