Tave me melci qingji

Perberesit:


  • Melci qingji 
  • Qepe 1 koker e madhe
  • Oriz 1 gote 
  • Uje 2 gota
  • Nenexhik 
  • rrigon 
  • Piper
  • Kripe 
  • Vaj Ulliri 4-5 luge


Qerojme qepen  e grijme imet dhe e vendosim ne zjarr te kaurdiset per disa min derisa te zbutet,
Pasi e lajme e grijme melcine ne kubike dhe pasi eshte zbutur qepa e shtojme ne tenxhere per tu kaurdisur se bashku me qepen, shtojme kripen erezat dhe e perziejme here pas here,
Pas disa min shtojme orizin dhe ujin e nxehte dhe e leme te zjeje per pak min ,
Nderkohe ndezim furren ne 200 ' per 30 min, e hedhim gjellen ne nje tave dhe e vendosim ne furre te piqet. Pasi te piqet e lem per pak kohe te ftohet pak dhe serviret e ngrohte

Ju befte mire!

Mëlçia është nje ushqim shume i dobishm per organizmin e njeriut 
Ndihmon ne parandalimin e anemisë është i pasur me hekur dhe me vitaminë A. Kombinimi i folateve, B12 dhe hekurit së bashku me vitaminën A mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar natyrshëm sëmundjen e anemise .
Mëlçia është gjithashtu një burim i pasur i proteinave me cilësi të lartë dhe ka elementë që përfshijnë krom, zink dhe bakër

Comments