PERBERESIT
1 1/4 kg gjokse pule
pa lëkurë
1/3 filxhan miell
kripë dhe piper
për shije
4 luge gjalpë,
400 gr spinaq
bebe
1 filxhan domate
qershi, të përgjysmuara
1/2 filxhan speca
të kuqe, portokalli ose të verdhë të prerë në kubikë
1 lugë gjelle mjaltë
2 lugë çaji lëng
limoni
Përzieni së
bashku miellin, kripën dhe piperin në një pjatë të madhe.
Sperkasni secilin
gjoks pule me kripë për shije, pastaj lyeni secilin gjoks pule në përzierjen e
miellit.
Në një tigan të
madh ngrohni 2 lugë gjalpë në nxehtësi mesatare.
Shtoni fileton
dhe gatuajeni për 4-5 minuta në secilën anë ose derisa të skuqet dhe të zihet. Vendosni
pfileton në një pjatë dhe mbulojeni me leter alumini.
Fshijeni tiganin me letre guzhine
Vendosni specat
në tigan, gatuajeni për 3-4 minuta. Shtoni spinaq dhe gatuajeni për 3 minuta më
shumë ose derisa spinaqi të zbutet. Shtoni domatet, kripë dhe piper.
Vendosni perimet
në pjatën e servirjes së bashku me pulën.
Shkrini 2 lugë
gjalpë të mbetur në tigan derisa gjalpi të fillojë të skuqet. Shtoni mjaltin, lëngun e limonit, gjethet e trumzës
dhe kripë dhe piper për shije.
Hidhni salcën mbi
fileto dhe perime dhe shërbejeni. Zbukurojeni me feta limoni dhe thupra trumze
nëse dëshironi.
Ju befte mire!
Comments
Post a Comment